Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe në Lugishtë të Hasit

12 Prill, 2024

Lugishtë, Has, 12 prill 2024

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat dhe vendosi lule te memoriali i ngritur në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve.

Ai tha se kujtimi për ta nuk shlyhet asnjëherë e emri nuk u humbet kurrë. Gjaku i tyre është në rrënjet e shtetit e lirisë që e gëzojme sot, theksoi Kryeministri.

Së bashku me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ҫeku dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti vizitoi edhe kullën muze të këtij fshati.

”Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit për ҫlirim të vendit është pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë”, shkroi Kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.

Last modified: 12 Prill, 2024

Comments are closed.

×