Zyra e Kryeministrit

Këshilli për bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile

Këshilli për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile

Këshilli për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile përfaqëson një nga platformat më të mëdha të bashkëpunimit zyrtar midis organizatave të Shoqërisë Civile dhe Qeverisë së Republikë së Kosovës. Këshilli është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendim.nr.05/96, datë 02.04.2019 dhe është mekanizmi kryesor i përhershëm këshillues i cili koordinon të gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile. Në përbërje të këtij Këshilli janë 29 përfaqësuese, prej tyre 15 përfaqësues janë nga shoqëria civile dhe14 përfaqësues janë nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky mekanizëm bashkë kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit dhe Drejtori Ekzekutiv i Platformës Civikos-i.

Këshilli është themeluar me qëllim të forcimit të bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile, promovimin dhe mbështetjen e forcimit të sektorit të shoqërisë civile dhe sigurimin e koordinimit e monitorimit të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023. Këshilli në përbërjen e tij ka krijuar katër ekipe të punës për secilin objektiv të Strategjisë.

Ekipi për Objektivin Strategjik I “Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje”

Ekipi për Objektivin Strategjik II “Përmirësimi i kornizës institucionale për financimin e qëndrueshmërisë së programeve dhe projekteve të OSHC-ve në interes publik”

Ekipi për Objektivin Strategjik III “Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OShC-ve për ofrimin e shërbimeve publike” dhe

Ekipi për Objektivin Strategjik IV “Rritja dhe promovimi i vullnetarizmit në programe me interes publik”.

Këto ekipe të punës janë krijuar me qëllim të fokusimit në punë tematike, rritjes së dinamikës dhe monitorimit të zbatimit të strategjisë bazuar në objektivat që përshkruhen në të. Për secilën ekip të punës janë caktuar koordinator të ekipeve të punës , të cilët e udhëheqin dhe koordinojnë punën e ekipit të punës. Një nga koordinatorët e ekipeve të punës është përfaqësues institucionesh dhe një nga OJQ-të.

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit është institucioni përgjegjëse për koordinimin e punës së Këshillit dhe shërben si sekretariat i këtij Këshilli.

Vendimi-per-themelimin-e-Keshillit

Rregullat-e-Punes-se-Keshillit-per-Bashkepunim-te-Qeverise-me-Shoqerine-Civile

Takimi i rregullt i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë civile – Zyra e Kryeministrit (rks-gov.net) – 2.12.2022 –

 

Kontaktet:

Habit Hajredini -Drejtor
Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit
Email. habit.hajredini@rks-gov.net
Tel. +383-38-200 14 070

Donika Emini – Drejtoreshë
Platforma CiviKos

e-mail donika.emini@civikos.net
info@civikos.net
Tel: +383 (0) 38 224 904

Trëndelinë Dreshaj-Rexha
Zyrtare e Lartë për Qeverisje të Mirë
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit
e-mail – trendeline.dreshaj@rks-gov.net
038 200 14 854;

 

×