Zyra e Kryeministrit

Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM)

Kjo zyrë ka përgjegjësinë dhe mandatin të këshillojë Kryeministrin dhe njësitë përkatëse të Zyrës së Kryeministrit, ministritë dhe nivelin lokal në fushat e qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta dhe për çështjet kundër diskriminimit.

Mandati dhe qëllimi i Zyrës për Qeverisje të Mirë është rritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, përfshirja e publikut në politikëbërje dhe vendimmarrje, si dhe respektimi konventave , i politikave vendore dhe ndërkombëtare dhe i legjislacionit për të drejtat e njeriut.
Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit zhvillon, koordinon dhe monitoron zbatimin e politikave, legjislacionit dhe menaxhon mekanizmat qeveritarë për mbështetje në fushën e qeverisjes së mirë dhe të të drejtave të njeriut.

Zyra për Qeverisje të Mirë koordinon bashkëpunimin e qeverisë me shoqërinë civile me mision forcimin e dialogut me organizatat e shoqërisë civile, gjithë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e publikut në zhvillim të politikave dhe legjislacionit.
Zyra për Qeverisje të Mirë ka mandat dhe përkushtohet në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë së institucioneve publike përballë shoqërisë civile, publikut dhe organizatave joqeveritare.
Kjo zyrë udhëheqë dhe bashkërendon komunikimin e Zyrës së Kryeministrit me ministritë e linjës në fushën e konsultimeve me publikun, planifikimin dhe raportimin e institucioneve për financimin publik të organizatave joqeveritare. Koordinon dhe bashkërendon punën e Këshillit për bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile i cili përfaqëson një nga platformat më të mëdha të bashkëpunimit zyrtar midis organizatave të shoqërisë civile dhe qeverisë së Republikës së Kosovës.
Zyra bashkërendon me ministritë dhe komunat edhe Platformën për Konsultimet me Publikun (https://konsultimet.rks-gov.net;) dhe Platformën për financimin publik të OJQ-ve http://ojqfinancime.rks-gov.net/

Për më shumë informata: https://zqm.rks-gov.net/

  

Habit Hajredini
Drejtor

Comments are closed.

×