Zyra e Kryeministrit

Zyra e Komisionerit për Gjuhë

Zyra e Komisionerit për gjuhët ndërton një mjedis institucional që respekton detyrimet kushtetuese dhe ligjore, mbron, promovon, ruan dhe zbaton të drejtat gjuhësore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Monitoron përputhshmërinë me Ligjin nga ana e çdo institucioni nën juridiksionin e saj;

Merr të gjitha masat e nevojshme nën autoritetin e vet, përfshirë ato përmes ndërmjetësimit, për të siguruar përputhshmërinë me Ligjin nga të gjitha institucionet nën juridiksionin e saj;

Shqyrton dhe bën rekomandime përkitazi me rregulloret apo udhëzimet administrative në kuadër të Ligjit, sa i përket përputhshmërisë dhe konsistencës së cilitdo akt legjislativ, rregullore apo udhëzimi administrativ me Ligjin;

Kryen hetime, qoftë me iniciativën e vet apo në bazë të ankesave të bëra nga një person juridik apo fizik sa i përket dështimit të ndonjë institucioni nën juridiksionin e saj për respektimin e Ligjit apo me ndonjë akt tjetër ligjor sa i përket statusit apo përdorimit të gjuhëve zyrtare apo gjuhëve tjera të komuniteteve gjuha e të cilave nuk është gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës;

Ofron, kur duhet, këshilla apo ndihmë për publikun në lidhje me të drejtat e tyre sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;

Ofron, kur duhet, këshilla apo ndihmë për institucionet nën juridiksionin e saj sa i përket obligimeve të tyre sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;

E ndihmon qeverinë në zhvillimin e programeve të vetëdijesimit publik apo i zhvillon vet ato si dhe aktivitete të rregullta kontaktuese me publikun për t’i informuar ata rreth obligimet dhe të drejtat e publikut në kuadër të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;

 

Me qëllim të realizimit të kompetencave të tyre, Zyra ka autoritetin dhe autorizimet të:

Kërkojë, të marrë qasje në dosje dhe të shqyrtojë dosje të institucioneve, ndërmarrjeve apo organizatave nën juridiksionin e vet;

Kërkojë që institucionet dhe stafi i tyre të bashkëpunojnë me Zyrën duke i lejuar Zyrës qasje në ambientet e tyre dhe qasje në informatat e nevojshme, përfshirë kopjet e dosjeve të plota apo të pjesshme dhe dokumenteve tjera sipas kërkesës së Zyrës me përjashtim të informatave dhe dosjeve të klasifikuara;

Thërrasë cilindo person apo dëshmitar për qëllim të marrjes së dëshmive me shkrim apo me gojë që nevojiten për kryerjen e hetimeve;

Mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për personat që duhet të jenë të pranishëm në Zyrë apo të udhëtojnë për të dhënë informata, të dhëna apo dëshmi për qëllime të hetimit;

Si mjet i fundit, kur rekomandimet e zyrës për korrigjim dhe përmirësim apo kompensim nuk janë realizuar nga institucionet përkatëse, të lëshojë apo vë sanksione siç përshkruhen nga Udhëzimi Administrativ në fuqi i cili aplikohet në Përcaktimin e Sanksioneve Administrative për Shkeljen e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve;
Sipas nevojës, në rast se një nuk iu përmbahet apo refuzon t’iu përmbahet kërkesave të Zyrës apo e pengon Zyrën në kryerjen e detyrave të saj, apo kur natyra e shkeljes lejon një masë të tillë, Zyra mund të nisë procedura juridike apo disiplinore përmes autoriteteve përkatëse ndaj personit apo organizatës përgjegjës/e për shkeljen.

 

×