1. Zyra e Administratës Qendrore është përgjegjëse për fushën administrative për gjithë Zyrën e Kryeministrit.
2. Përgjegjësia për propozimin e politikave në fushën e administratës dhe zbatimi i politikave që kanë të bëjnë më administratën e Zyrës së Kryeministrit.
3. Zyra e Administratës Qendrore ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
3.1. Koordinon, menaxhon dhe ofron shërbime administrative për të gjitha njësitë dhe organet në kuadër të ZKM-së;
3.2. Është përgjegjëse në aspektin e ofrimit të shërbimeve administrative në lëmin e personelit, përkatësisht menaxhon me personelin e Zyrës së Kryeministrit në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil dhe legjislacionin tjetër në fuqi që ka të bëjë me menaxhimin e burimeve njerëzore;
3.3. Ofron shërbime të përbashkëta për gjithë stafin e ZKM-së;
3.4. Siguron mirëmbajtjen e pajisjeve dhe ofrimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit;
3.5. Siguron në ofrimin e shërbimeve të përkthimit dhe lekturimit;
3.6. Siguron funksionimin e logjistikës transportin, depot, materialet për zyre, dokumentacionin, dhe infrastrukturën e ZKM-së.
4. Kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe detyrat e përcaktuara nga Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së dhe Kryeministri;
5. Numri i të punësuarve në Zyrën Administrative është 20 (njëzetë) nëpunës civilë, si në vijim:
5.1. Drejtor i Zyrës;
5.2. Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore;
5.3. Udhëheqës i Divizionit të TI-së;
5.4. Udhëheqës i Divizionit Gjuhësor;
5.5. Zyrtar i Lartë i personelit;
5.6. Administrator i Bazës së të dhënave;
5.7. Administrator i sistemit;
5.8. Administrator i rrjetit;
5.9. Specialist i mbështetjes për IT;
5.10. Dy (2) Zyrtarë të lartë për përkthim shqip/anglisht;
5.11. Zyrtar i lartë për përkthim shqip/serbisht;
5.12. Zyrtar i lartë i logjistikës;
5.13. Udhëheqësi i Njësisë së Transportit;
5.14. 4 (katër) Zyrtarë të transportit/vozitës;
5.15. Zyrtar i depos/pranimit;
5.16. Asistente administrative.