Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Tahiri u takua me z. Robert Cooper, këshilltar i lartë në kabinetin e Baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së

16 Mars, 2011

Prishtinë, 16 mars 2011

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, udhëheqëse e delegacionit të Republikës së Kosovës për dialog me Republikën e Serbisë, u takua sot me z. Robert Cooper, këshilltar i lartë në kabinetin e Baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e procesit të dialogut për çështje praktike midis Kosovës dhe Serbisë dhe përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel. U ra dakord që vazhdohen konsultimet për finalizimin e agjendës dhe për mbarëvajtjen e procesit të dialogut. 

Last modified: 16 Mars, 2011

Comments are closed.

×