Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Tahiri takoi ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Robert Bosch

4 Korrik, 2011

Prishtinë, 4 korrik 2011

Në një takim të veçantë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Robert Bosch.

Gjatë takimit u bisedua edhe për raundin e ardhshëm të bisedimeve dhe marrëveshjet e mundshme që do të arrihen që përfshijnë fushat e telekomunikacionit, energjisë, tregtisë së lire dhe çështjen e kadastrave.

Ambasadori Bosch uroi zëvendëskryeministren Tahiri për tri marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut teknik.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu teknik është në funksion të integrimit evropian dhe kontribuon për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Po ashtu, u vlerësua i rëndësishëm bashkëpunimi me Holandën, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve.

Last modified: 4 Korrik, 2011

Comments are closed.

×