Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Tahiri takoi ambasadorin e Bullgarisë në Kosove, Bobi Bobev

19 Shtator, 2011

Prishtinë, 20 shtator 2011

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës,Edita Tahiri, priti sot në takim, ambasadorin e Bullgarisë në Kosove, z. Bobi Bobev, me të cilin bisedoi për perspektiven euroatlantike të Kosovës, si dhe për procesin e dialogut.

Zëvendëskryeministrja Tahiri falënderoi ambasadorin bullgar për përkrahjen që i ka bërë Bullgaria Kosovës në periudha të ndryshme historike për Kosovën.

Ne takim u vlerësua lartë vënia nën kontroll e pikave doganore 1 dhe 31, për arsye se në këtë mënyrë do të ndalohet krimi dhe kontrabanda në atë pjesë të Kosovës.

Gjithashtu u çmua konstruktiviteti i Kosovës në dialogun teknik në Bruksel, por u tha se duhet të këtë një angazhim edhe më të madh edhe të faktorit ndërkombëtarë që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tash në këtë dialog.

Ambasadori bullgar tha se politika e shtetit të ti është shumë e përkushtuar që të punojë për një Ballkan të integruar në Bashkimin Evropian pasi që në këtë mënyrë mundësohet një stabilitet i plot dhe një perspektiv me e madhe ekonomike për gjithë rajonin.

Po ashtu zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi që Bullgaria ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në BE dhe NATO.

Last modified: 19 Shtator, 2011

Comments are closed.

×