Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Tahiri mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës “Kodikët e Shqipërisë”

9 Qershor, 2011

Prishtinë, 9 qershor 2011

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës “Kodikët e Shqipërisë”,  që u mbajt në kuadër të bashkëpunimit ndërarkivor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me rastin e shënimit të 60-vjetorit  të themelimit të Arkivit Shtetëror të Kosovës.

Ne këtë solemnitet, të pranishëm ishin edhe u.d. Kryeshefti Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka, si dhe prof. Dr. Nevila Nika, drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme  të Arkivave të Shqipërisë

Me ketë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se koleksioni i kodikëve  përbënë një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohët dhe një pasuri me vlera botërore.

“Kombi shqiptar ishte i ndarë, por arkivat e dy vendeve arritën të bashkëpunoin në mënyrë që të dihet historia e drejt”, theksoi zëvendëskryeministrja tahiri, duke uruar për bashkpunimin e këtyre dy inistitucioneve, si dhe premtoi përkrahje të fuqishme në punën e tyre.

Last modified: 9 Qershor, 2011

Comments are closed.

×