Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Rexhepi priti në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

21 Mars, 2024

Prishtinë, 21 mars 2024

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministrja Rexhepi i shprehu ambasadorit mirënjohjen e saj të plotë ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e paçmuar në proceset demokratike të Kosovës multietnike.
Ajo theksoi se tashmë kontribut, veçanërisht në fuqizimin ekonomik të komuniteteve joshumicë, do të ofrojë edhe ambasadori Hargreaves me përvojën e tij të pasur diplomatike që do të jetë me rëndësi kyçe në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona ndërkombëtare.

“Jam e bindur se së bashku, me mbështetjen e organizatës ICO, do të mund të punojmë në projekte për fuqizimin ekonomik të komuniteteve joshumicë. Përvoja dhe angazhimi i juaj janë një burim i vlefshëm në arritjen e qëllimeve tona”, tha zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Kësisoj, zëvendëskryeministrja u shpreh e bindur se bashkëpunimet e ardhshme, partneritetet dhe përpjekjet e përbashkëta me Britaninë e Madhe, do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Last modified: 22 Mars, 2024

Comments are closed.

×