Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u takua në Ulqin me Kryetarin e kësaj komune. z. Gezim Hajdinaga

30 Qershor, 2011

Ulqin, 30 qershor 2011

Gjatë vizitës në Malin e Zi, delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri së bashku me Deputeten e Kuvendit të Kosovës znj. Flora Brovina, Këshilltarin politik, z. Gazmir Raci dhe znj. Igballe Rogova, Kryetaren e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës vizituan komunën e Ulqinit, ku u takuan me Kryetarin e kësaj komune z. Gezim Hajdinaga.

Znj. Tahiri fillimisht falënderoi Komunën e Ulqinit dhe Kryetarin në veçanti për pritjen e organizuar për delegacionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Më pas ajo foli për përparimet në shtetndërtimin e Kosovës si në planin e brendshëm ashtu edhe në politikat ndërkombëtare, duke theksuar se Qeveria e  Republikës së Kosovës e dalë nga zgjedhjet demokratike dhe të lira është e përkushtuar ta çoj përpara programin e vet reformator në përmbushje të interesave nacional dhe për një jetë më të mirë për gjithë qytetarët.

Objektivi jonë është një Kosovë evropiane të cilën jemi duke e ndërtuar me vlera demokratike evropiane, tha ajo. Shteti i Kosovës sipas znj. Tahiri është duke punuar intensivisht në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, forcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore sipas standardeve euro-atlantike dhe  se Kosova është e angazhuar direkt në forcimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme si rrugë e përshpejtimit të integrimeve evro-atlatnike.  Zonja Tahiri foli për marrëdhënie të shkëlqyera mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe vlerësoi lartë takimet dhe pritjen zyrtare nga e autoriteteve malaziase.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Gezim Hajdinaga fillimisht falënderoi delegacionin e Kosovës dhe ne veçanti për respektin e bërë me rastin e kësaj të vizite të rëndësishme të Zëvendëskryeministres së Kosovës znj. Edita Tahiri dhe potencoi se Ulqini vazhdimisht ka ushqyer lidhjet në mes të qytetarëve të kësaj komune dhe Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan në fund edhe për mundësinë që ofron Komuna e Ulqinit dhe potencialet që i ka si qytet bregdetar për investime private duke potencuar mundësin që edhe bizneset e Kosovës përmes pjesëmarrjes së tyre në procesin e privatizimit që po ndodh të jetë pjesëmarrës përmes formave të ndryshme.  

Last modified: 30 Qershor, 2011

Comments are closed.

×