Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri takoi ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Lorant Balla

9 Qershor, 2011

Prishtinë, 9 qershor 2011

Zëvendëskryeministrja e Republikës së KosovësEdita Tahiri, priti sot ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Lorant Balla, me të cilin bisedoi për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e Hungarisë për Kosovën, sidomos në këtë fazë ku Hungaria është kryesuese e radhës e bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri njoftoi për vizionin e Qeverisë së Kosovës për një Kosovë euroatlantike. Sipas znj.Tahiri, për këtë qëllim janë ndërmarrë reforma të thella të gjithanshme për një qeverisje të mirë, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit.

Në takim po ashtu u vlerësua rëndësia e dialogut teknik në interes të qytetarëve dhe për forcimin e perspektives evropiane për Kosovën.

Last modified: 9 Qershor, 2011

Comments are closed.

×