Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti një delegacion nga Lugina e Preshevës

8 Prill, 2011

Prishtinë, 8 prill 2011

Zëvendëskryeministrja  e Qeverisë së Republikës së Kosovsë, Edita Tahiri ka pritur sot një delegacion nga Lugina e Preshevës në përbërje te të cilit ishin, z. Riza Halimi – deputet në parlamentin e Serbisë, z. Shaip Kamberi – Kryetar i Komunës së Bujanocit, z. Galip Beqiri – Kryetar i Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës, z. Rami Zulfia – Kryetar i partisë Unioni Demokratik Shqiptar znj. Arbnora Ahmedi – Sekretare e Këshillit Nacional dhe z. Fehmi Beja – nga Partia për Veprim Demokratik.

Në këtë takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës paraqitën gjendjen e shqiptarëve në atë pjesë, si dhe shqetësimet e tyre lidhur me përmbushjen e të drejtave të komuniteteve sipas standardeve ndërkombëtare.

Zëevndëskryeministrja Tahiri tha se Kosova do të angazhohet vazhdimisht që të mbështesë të drejtat e shqiptarëve jashtë Kosovës dhe u pajtua që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës do jetë i thellë dhe do të përkrahet perspektivat e tyre.

Delegacioni nga Lugina e Preshevës theksoi se është e rëndësishme që minoritet në Ballkan t’i gëzojnë të drejtat e barabarta dhe të ketë një qasje të balancuar për të gjitha minoritetet dhe të mos ketë raste kur një minoritet të ketë më shumë të drejta se sa të tjerët në Ballkan dhe, kjo është një qasje që i kontribuon stabilitetit dhe krijimit të një atmosfere pozitive dhe trajtimit të drejtë për të gjitha minoritetet.

Për sa i takon kërkesës së tyre që çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të shtrohen në kuadër të dialogut teknik të filluar midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se ky dialog ka karakter teknik dhe nuk trajton tema politike, prandaj është e pamundshme që këto çështje të shtohen në këtë dialog si dhe delegacioni i Kosovës në dialogun teknik është delegacion qeveritar dhe nuk ka përfaqësime etnike në të.

Last modified: 8 Prill, 2011

Comments are closed.

×