Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti drejtorin e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Janusz Bugajski

13 Prill, 2011

Prishtinë, 13 prill 2011

Në takim u bisedua për sfidat dhe perspektivat e shtetit të ri të Kosovës në kontekstin ndërkombëtar, me theks për njohjet e reja dhe joshjen e investimeve të jashtme.

Zëvendëskryeministra Tahiri njoftoi z. Bugajski për progresin e arritur, forcimin e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm si dhe për programin e ri të qeverisë së Kosovës me theks në konsolidimin e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e gjendjes sociale dhe integrimet evro-atlantike.

Zëvendëskryeministra Tahiri  theksoi se shteti i pavarur i Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe në këtë kuadër edhe angazhimi i Kosovës në dialogun ndërshtetëror teknik me Serbinë i shërben këtij qëllimi. Znj. Tahiri vlerësoi lartë mbështetjen amerikane për shtetndërtimin e Kosovës dhe kontributin personal të z. Bugajskit dhe të qendrës CSIS në mbështetje të Kosovës në të gjitha fazat e rëndësishme për vendin.

Z. Bugajski shprehu kënaqësinë për përparimet e Kosovës në të gjitha sferat dhe u angazhua që Kosova të vazhdojë vizionin e sajë për ndërtimin e një shteti të suksesshëm. Më tej z.Bugajski foli për projektin e demokracive të reja në Evropë të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare pjesë e të cilës është edhe Kosova, duke vlerësuar nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë për realizimin e këtij projekti.

Last modified: 13 Prill, 2011

Comments are closed.

×