Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri në NATO

26 Shkurt, 2012

Bruksel, 26 shkurt 2012

Zëvendëskryeministrja për politikë të jashtme dhe siguri nacionale, znj. Edita Tahiri, qëndroi në NATO me çrast u takua me Ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike dhe të disa vendeve partnere të Aleancës.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Zv. Përfaqësuesi i Përhershëm Amerikan në NATO, z. Joseph Manso, Ambasadori i Shqipërisë, z. Artur Kuko, Ambasadori i Gjermanisë, z. Martin Erdmann, Përfaqësuesja e Përhershme e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Mariot Leslie, Ambasadori i Francës, z. Mark Abensour, Ambasadori i Italisë, z. Ricardo Sessa, Ambasadori i Turqisë, z. Haydar Berk,  Ambasadori i Belgjikës, z. Rudolf Huygelen, Ambasadori i Bullgarisë, z. Todor Churov, Ambasadori i Luksemburgut, z. Jean-Jacques Weflring, Ambasadori i Holandes, z. Frank Majoor, Ambasadori i Norvegjisë, z. Vegard Ellefsen, Ambasadori i Kroacisë, z. Igor Pokaz, Ambasadori i Hungarisë, z. Istvan Kovacs, Ambasadori i Latvisë, z. Maris Riekstins, Ambasadorja e Portugalisë, znj. Christina Serpa De Almeida, Ambasadori Slloven, z. Andrej Benedejcic, Përfaqësuesi aktual i Kanadasë, znj. Isabelle Poupart, Zv. Ambasadori Cek, z. Petr Chalupceky, Përfaqësuesja e Danimarkës, znj. Anja Levysohn, Zv. Ambasadori i Estonisë, z. Artur Kink,  Përfaqësuesja e Lituanisë, znj. Tatyana Karadzhova, Zv. Ambasadori Polak, z. Michal Miarka, Udhëheqësja e Zyrës së Irlandës në NATO, znj. Shane O`Neill si dhe nga anëtare partnere të NATO-së ishin edhe përfaqësuesi nga Zvicra, z. Paul Garnier, Finlanda ishte z. Pia Rantala – Engberg si dhe nga Suedia.

Takimi u kryesua nga Ambasadori i Shqipërisë në NATO, z. Artur Kuko, që njëherit ishte edhe organizator i këtij takimi, i cili fillimisht paraqiti biografinë e zëvendëskryeministres Tahiri duke veçuar rolin e sajë të jashtëzakonshëm në historinë e re të Kosovës dhe si kryenegociatore e Republikës së Kosovës në dialogut teknik të Brukselit.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në fjalën e sajë fillimisht falënderoi NATO-n dhe vendet anëtare të NATO-s për përkrahjen e tyre në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës nga çlirimi e deri në ditët e sotme kur Kosova me plotë meritë është vend aspirant për tu bërë anëtare me të drejta të plota në NATO, si aleanca më e madhe ushtarake në botë.  Ajo tha se NATO ka luajtur rol kyç në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe në periudhën e pasluftës NATO dhe KFOR kanë dhënë dhe po japin kontribut qenësor për paqen dhe sigurinë në Kosovë. Po ashtu ajo vlerësoi lartë angazhimin e NATO-së në përgatitjen e arkitekturës së sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës duke ndihmuar drejtpërdrejt në zhvillimin e Forcës së Sigurisë, forcë kjo e cila është duke ecur drejt e në hapa të sigurt si forcë kompatibile me standardet e NATO-s dhe shumë shpejtë do të jetë ushtri e cila do të i kontribuoj paqes në rajon dhe më gjerë.

Më pas znj. Tahiri foli për vizionin euro-atlantik të Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar reformat strukturore mbi parime euro-atlantike në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në vendin tonë. Ajo ndër tjerash theksoi se gjatë katër viteve të pavarësisë kemi konsoliduar institucionet demokratike të shtetit tonë të ri dhe kemi forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës i cili tashmë është njohur nga pjesa më e fuqishme e botës, me 88 njohje në mesin e të cilëve është SHBA-ja, vendet kryesore të BE-së e më gjerë. znj. Tahiri në veçanti elaboroi hollësisht vizionin për zhvillimin e shtetit të Kosovës duke thënë se  vizioni jonë për shtetin ka për bazë parimet themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ekonomisë së tregut dhe jemi të vendosur që ta bëjmë Kosovën një shtet të suksesshëm i cili do të mirëpritet në familjen e NATO-së, të BE-së dhe OKB-së si një shtet i respektuar dhe i përgjegjshëm për obligimet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, ajo tha se gjithnjë do tu jemi mirënjohës të gjitha vendeve anëtare të NATO-së për njohjen e në njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe iu bëri thirrje që të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën si dhe të angazhohen për rritjen e numrit të njohjeve.

Ajo më pas njoftoi të pranishmit për rrjedhat e dialogut teknik që po zhvillohet në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe pjesëmarrjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo vlerësoi marrëveshjet e arritura si një përparim të rëndësishëm në dialog por konstatoi se suksesi i vërtet i dialogut qëndron në zbatimin e plotë të marrëveshjeve për të shtuar se Kosova ka qenë palë konstruktive dhe me përgjegjësi ka kryer të gjitha obligimet e dialogut mirëpo  Serbia ka ngecur në obligimet implementuese andaj duhet të që të jetë më serioze në implementimin e obligimeve të marra nga procesi i dialogut teknik që kemi zhvilluar në Bruksel.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në veçanti vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes për menaxhimin e kufirit mes dy shteteve dhe atë për bashkëpunime rajonale që janë kontribut për njohjen reciproke mes shteteve, fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal. Ajo tha se raundi i fundit ishte shumë i vështirë por vendimet tona si Qeveri e Kosovës tregojnë përcaktimin tonë të qartë për integrime evropiane dhe evroatlantike andaj me të drejtë mirëpresim fillimin e procesit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të cilën e konfirmuan liderët Evropian.  Zn. Tahiri poashtu falënderoj Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin që dhanë në dialogun teknik.

Kosova dhe Qeveria e saj po kontribuojnë për stabilitetin e rajonit dhe fqinjësisë së mirë por natyrisht që kërkohet seriozitet më i madh edhe nga pala tjetër për zbatimin e marrëveshjeve, tërheqjen nga ndërhyrjet ilegale në Kosovë dhe heqjes së barrikadave dhe zhbërjen e strukturave ilegale në veri të vendit.  Ajo tha se ajo pjesë e serbëve në pjesën veriore të Kosovës duhet të dalin nga iluzione dhe të pranojnë që ta kuptojnë rëndësinë e zbatimit të pakos së Ahtisarit sepse është në dobi të tyre dhe e cila është përtej gjitha standardeve ndërkombëtare për të drejtat e pakicave. Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka pjesë integrale Pakon e Ahtisarit që është oferta e qeverisë së Kosovës për integrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës e shoqëruar edhe me rritje të investimeve socioekonimke në atë pjesë të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se pavarësia e Kosovës i ka kontribuuar stabilitetit dhe paqes në rajon, duke shtuar se sa më parë që të anëtarësohet edhe Kosova dhe gjitha vendet e rajonit në struktura euro-atlantike atëherë do të përmbushet qëllimi i botës demokratike për një Ballkan stabil dhe paqe të qëndrueshme.

Ambasadorët e përhershëm të vendeve anëtare të NATO-së përgëzuan Zv. Kryeministren Tahiri për katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës si dhe vlerësuan rezultatet e konsiderueshme në konsolidimin e shtetit, forcimin e institucioneve demokratike, reformat e përgjithshme evropiane si dhe progresin e shënuar edhe në ndërtimin e Forcës së Sigurisë konform standardeve të NATO-së. Ato rikonfirmuan përkrahjen e plotë të vendeve të tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës si dhe premtuan mbështetje për ardhmërinë euro-atlantike të Kosovës. 

Last modified: 26 Shkurt, 2012

Comments are closed.

×