Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj Edita Tahiri priti sot një delegacion nga Republika e Turqisë

1 Qershor, 2012

Prishtinë,  1 qershor 2012

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri priti sot një delegacion nga Republika e Turqisë në përbërjen e të cilin kishte deputetë të Kuvendit të Madh të Turqisë z. Muzaffer Yurttas dhe z. Rifat Sait si dhe përfaqësues të shoqatës së Kosovës në rajonin Manisa.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe për mundësinë  e thellimit të këtij bashkëpunim në shumë sfera të rëndësishme për të dy shtetet.

Znj. Tahiri falënderoi delegacionin turk për përkrahjen  vazhdueshme të Turqisë për zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Ajo tha se Kosova ka bërë progres substancial në reformat për një shtet demokratik dhe euro-atlantik duke filluar nga sundimi i ligjit, zhvillimin ekonomik, arsim, etj.

Tahiri në veçanti foli për atraktivitetin ekonomik të Kosovës duke thënë se “pasuritë ekonomike të Kosovës dhe kapitali njerëzor me një popullatë të re të arsimuar dhe të integruar në trendët digjitale përbëjnë elementet kryesore të ekuacionit për zhvillimin ekonomik të vendit tonë” dhe me këto vlera ekonomike Kosova ka përparësi krahasuese ndaj vendeve tjera dhe paraqet një mjedis joshës për investime të jashtme.

Nga ana e tij udhëheqësi i delegacionit nga Turqia  deputeti Muzaffer Yurttas, tha se Turqia është shumë e interesuar që të ndihmoj Kosovën në shumë plane e sidomos në atë ekonomik. Po ashtu tha se Turqia është duke vazhduar me angazhimet për të lobuar në rritjen e njohjeve për Kosovën.

Ndërkaq u vlerësua se njohja e pavarësisë së Kosovës nga me shumë vende është shumë e  rëndësishme dhe siguron një paqe dhe stabilitet të përhershëm në Ballkan.

Ndërsa u tha po ashtu se pa integrimin e plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, nuk do të këtë stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Më këtë rast u tha se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i pa cenueshëm dhe çdo tendencë për një gjë të tillë destabilizon rëndë të gjithë Ballkanin.

Në fund të dy palët shprehen kënaqësinë e tyre dhe çmuan rolin e komunitetit  turk dhe atij shqiptar të cilët jetojnë në të dy vendeve duke ndihmuar në forcimin e  një bashkëpunim të pa kontestueshëm bilateral. 

Last modified: 1 Qershor, 2012

Comments are closed.

×