Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj.Edita Tahiri priti në takim një grup studentësh nga Universitetin Arcadia University

22 Maj, 2012

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj.Edita Tahiri priti në takim një grup studentësh nga Universitetin Arcadia University nga New York të kryesuar nga Profesor  Alex N. Grigorev.

Znj. Tahiri fillimisht njoftoi studentet për rrugën dhe proces që ka kaluar Kosova në periudha të ndryshme historike ndërsa  tha  se Kosova është e angazhuar për integrimet euroatlantike, dhe ka marr reforma të vrullshme për t’i plotësuar kriteret që kërkohen për anëtarësime.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe që nga atëherë shteti i ri ka shënuar avancime të larta në shumë fusha që përfshijnë zhvillimin ekonomik, reformat në drejtësi si dhe përmasimin e infrastrukturës duke krijuar kështu kushte me atraktive edhe për ata që duan të investojnë në Kosovës.

Poashtu, znj.Tahiri tha se Kosova ofron kushtet më të mira në rajon sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe është e angazhuar që të ketë raporte të mira edhe me fqinjët e saj.
 
Nga ana tjetër profesor  Grigorev, falënderoi zëvendëskryeministren Tahiri për pritjen si dhe për bagazhin e informacioneve që dha për studentet, ndërsa studentet shprehen kënaqësinë që kanë mundësi ta shohin nga afër progresin e Kosovës.

 

Last modified: 22 Maj, 2012

Comments are closed.

×