Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Kuçi priti znj.Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian

28 Prill, 2010

Prishtinë, 28 prill 2010

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj.Ulrike Lunacek. Në takim është biseduar për zhvillimet në Kosovë me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj. Ulrike Lunacek ka përshëndetur progresin e shënuar në Kosovë dhe ka përsëritur përkushtimin e BE-së për Kosovën. Bashkimi Evropian ka ritheksuar qartë qëndrimin e vet për perspektivën evropiane të Kosovës dhe të rajonit. Bashkimi Evropian nuk do të lejoj që Kosova të mbetet vrimë e zezë në Ballkan, por do të jetë pjesë e proceseve të përgjithshme të integrimit të rajonit në strukturat e Bashkimit Evropian, u tha në takim.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka ritheksuar angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet e veta në procesin e integrimeve evropiane. Kjo është edhe njëri nga prioritet kryesore të qeverisë.

“Ne jemi të angazhuar që të përmbushim të gjitha obligimet tona për të qenë pjesë e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Last modified: 28 Prill, 2010

Comments are closed.

×