Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Kuçi priti në takim lamtumirës ambasadoren jorezidente të Belgjikës, Anick Van Calster

9 Qershor, 2016

Prishtinë, 9 qershor 2016 
 
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Belgjikës, Anick Van Calster.
 
Zëvendëskryeministri Kuçi e falënderoi ambasadoren Van Calster për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Që nga fillimi i mandatit të ambasadores Van Calster më 2012 e deri më tani, Kosova ka arritur të punojë drejt konsolidimit të plotë të arkitekturës së drejtësisë.
 
Zëvendëskryeministri Kuçi ka theksuar hapat e ndërmarrë gjatë këtij mandati qeverisës në fuqizimin e pavarësisë dhe ngritjes së efikasitetit të gjyqësorit. Njëkohësisht, zëvendëskryeministri Kuçi theksoi edhe nevojën për përpjekje të vazhdueshme në përmirësimin e performancës se gjyqësorit, në shërbim të qytetarëve.
 
Ambasadorja jorezidente e Belgjikës në Kosovë, Anick Van Calster, është shprehur se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë gjatë mandatit të saj ka qenë i shkëlqyeshëm, duke theksuar njëkohësisht që fuqizimi i mëtutjeshëm i sundimit të ligjit në Kosovë është edhe në interesin shtetëror të Belgjikës.

Last modified: 9 Qershor, 2016

Comments are closed.

×