Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Bujar Bukoshi në vizitë zyrtare në Vjenë-Austri

22 Maj, 2012

16-18 Maj 2012

Me ftesë të ish-presidentit të Bullgarisë z. Petar Stoyanov, Zëvendëskryeministri Bukoshi mori pjesë në konferencën e dytë vjetore të Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global e cila u mbajt në Vjenë më 16-18 Maj 2012.

Në konferencë u diskutua per dialogun dhe bashkëpunimin për ndryshim, trendet demokratike, energjinë në kontekstin e zhvillimit social dhe për përputhshmërinë e zhvillimeve të energjisë me pritshmëritë sociale.

Z. Bukoshi gjatë punimeve të konferences takoi ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara te Amerikës, z. Bill Clinton, ish-gjeneralin e NATO-s z. Wesley Clark dhe shume zyrtarë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.
 

Last modified: 22 Maj, 2012

Comments are closed.

×