Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës z. Bujar Bukoshi në vizitë zyrtare në Austrin të Texas – SHBA

22 Maj, 2012

Me ftesë të Qeverisë së Shtetit të Texas-it të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri Bukoshi, mori pjesë në Samitin e parë të Texas – BE 2012.  
Në panelin për Evropën Jug-Lindore të Samitit Texas-BE që kishte të bënte me lidhjen e bizneseve të Texas-it me tregjet evropiane, krahas përfaqësuesve nga Rumania dhe Bullgaria, Kosovën e prezantoi z. Bukoshi.

Zëvendëskryeministri informoi të pranishmit për zhvillimet politike dhe ekonomike, për lehtësitë që i ofron shteti i Kosovës në investime dhe resurset natyrore e njerëzore që posedon Kosova.

Në kryeqytetin Austin të Texas – SHBA, z. Bukoshi  takoi përfaqësues të lartë shtetërorë të shtetit të Texas-it, dhe afaristë nga korporata të ndryshme. Ai mbajti një ligjëratë në Brook Hill School ku prezantoi perspektivat e Kosovës si dhe reformat që janë ndërmarrë për të  realizuar qëllimet e integrimeve euroatlantike.

 

Last modified: 22 Maj, 2012

Comments are closed.

×