Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takoi ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë z. Zoran Konjanovski

17 Mars, 2011

Prishtinë, 17 mars 2011

Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga ministri i FSK-së z. Agim Ceku priti sot në një takim pune ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë z. Zoran Konjanovski dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Në takim është biseduar për  thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona,  në të gjitha fushat,  dhe është shprehur gatishmëria për ta quar tutje  këtë bashkëpunim në shërbim të zhvillimit,  paqes dhe stabilitetit rajonal.

Z. Kuçi na ana e tij e ka inkurajuar bashkëpunimin e Kosovës dhe Maqedonisë në fushën e sigurisë , në këmbimin  e përvojave midis dy ministrive dhe dy forcave  të sigurisë,  në rrugën e përbashkët drejt integrimit në NATO.

Ministri Konjanovski ka shprehur vullnetin e  qeverisë së tij për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ka konfirmuar angazhimin e ministrisë që ai drejton ,   për të mbështetur  Kosovën që të behët  pjesë e iniciativave rajonale të sigurisë.

Të dyja palët janë zotuar që të mbështesin njëra-tjetrën në synimet e përbashkëta për integrim në strukturat euroatlantike dhe të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme të cilat do të shërbejnë si model për rajonin.

Last modified: 17 Mars, 2011

Comments are closed.

×