Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti sot drejtorin e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në Republikës së Çekisë, Dušan Navrátil

30 Prill, 2010

Prishtinë, 30 prill 2010
 
Në takim është biseduar për bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e sigurisë, si dhe për mënyrat e këmbimit të përvojave në këtë fushë. Republika e Çekisë ka ofruar përvojën e saj që të mbështes ndërtimin e strukturave të sigurisë në Kosovë dhe të ofrojë përvojat e saj të tranzicionit.
 
Në këtë drejtim është theksuar bashkëpunimi përmes këmbimit të ekspertëve në fushën e sigurisë, si dhe bashkëpunimi në hartimin e legjislacionit që do të rregullojë fushën e sigurisë në Kosovë.
 
Zëvendëskryeministri Kuçi ka shprehur falënderimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen aktive të Republikës  së Çekisë për Kosovën dhe për zhvillimin e proceseve të shtet ndërtimit.

Last modified: 30 Prill, 2010

Comments are closed.

×