Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti një delegacion të përfaqësuesve të Organizatave Jo Qeveritare

6 Maj, 2010

Prishtinë, 6 maj 2010

 

Temë kryesore e këtij takimi ishte ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 03/L-134 për lirinë e asocimit në organizatat joqeveritare.
 
Zëvendëskryeministri Kuçi, shprehu qëndrimin se Qeveria e Republikës së Kosovës  ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për OJQ-të  do të bëjë sipas nevojave dhe kërkesave të këtyre organizatave joqeveritare.
 
Zëvendëskryeministrit Kuçi, sigurojë të pranishmit që Qeveria e Kosovës është e interesuar që procesi i ndryshimit dhe plotësimit të projektligjit të bëhet në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe ftojë të pranishmit që të jenë pjesë aktive e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit. Po ashtu, zëvendëskryeministri Kuçi tha se procesi i hartimit të këtij projektligji do të jetë shumë transparent, për çka edhe ka angazhuar zyrtarët ligjor të Zyrës së Kryeministrit.
 
Takimi është mbyll me një frymë bashkëpunimi drejt finalizimit të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për lirinë e asocimit në organizatat joqeveritare dhe përfshirjen e organizatave joqeveritare në këtë proces. 

Last modified: 6 Maj, 2010

Comments are closed.

×