Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti në takim kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Hashim Kiliç

6 Maj, 2010

Prishtinë, 6 maj 2010 

 

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është njohur nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Hashim Kiliç dhe nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit në mes të këtyre gjykatave. Ky memorandum  do të nxisë edhe më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave të punës së gjykatave kushtetuese të dy vendeve.
 
Në takim, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka shprehur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e një rendi kushtetues demokratik dhe të avancuar. Kosova është e përkushtuar të forcojë shtetin ligjorë dhe të funksionojë rendi dhe ligji.
 
Mysafirët nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë janë zotuar për vazhdimin bashkëpunimit dhe për vazhdimin e mbështetjes pa rezervë për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Last modified: 6 Maj, 2010

Comments are closed.

×