Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri, Bujar Bukoshi, priti në takim ambasadorin, Islam Lauka

9 Mars, 2011

Prishtinë,9 mars 2011
 
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, në Kosovë, Islam Laukën, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mirë të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë si dhe për gatishmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi.
 
Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi, duke e vlerësuar bashkëpunimin e gjertanishëm, ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha fushat e zhvillimit të të dyja vendeve.
 
Nga ana e tij, ambasadori Islam Lauka, e ka uruar z. Bukoshi, për emërimin e tij në pozitën e zëvendëskryeministrit në kabinetin e ri qeveritar dhe ka përgëzuar për fillimin e punës së Qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010.
 

Last modified: 9 Mars, 2011

Comments are closed.

×