Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sęk

6 Qershor, 2022

Prishtinë, 6 qershor 2022

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe mbështetja e Polonisë për Kosovën në rrugën e proceseve integruese drejt Bashkimit Evropian, ishin disa nga temat qendrore të biseduara në takimin mes zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sęk.

Zëvendësministri Szynkowski falënderoi shtetin e Kosovës për qëndrimin e qartë dhe solid krah Ukrainës në dënimin dhe sanksionimin e agresionit të vazhdueshëm rus.

Hapja e linjave të fluturimit mes Prishtinës dhe Varshavës, i sjellë më afër njëri-tjetrit vendet dhe popujt tonë, si dhe kontribuon pozitivisht në thellimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare, kulturore, arsimore, shkencore, si dhe bashkëpunimit parlamentar mes Kosovës dhe Polonisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi zëvendësministrin Szynkowski për vizitën dhe u shpreh optimist se kjo është një pikënisje e forcimit të ndëraktivitetit diplomatik mes dy vendeve tona.

Last modified: 13 Korrik, 2022

Comments are closed.

×