Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

19 Shtator, 2022

 

Prishtinë, 19 shtator 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Zëvendëskryeministri Bislimi, në këtë takim të parë, e uroi ambasadorin Nissinen për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Gjatë bisedës, e njoftoi atë me të arriturat e Qeverisë, synimin për aplikimin për anëtarësim në BE brenda këtij viti dhe nevojën për liberalizimin e vizave. Z. Bislimi e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Finlandës ndaj Republikës së Kosovës.

Ambasadori Nissinen u shpreh se e vlerëson lartësisht rëndësinë e vendeve demokratike si Republika e Kosovës dhe është mbështetës i progresit, zhvillimit të Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian.

Last modified: 19 Shtator, 2022

Comments are closed.

×