Zyra e Kryeministrit

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

25 Korrik, 2011

Prishtinë, 25.07.2011

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,  Hashim Thaci i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Thaçi nga Gllogjani i Pejës pas fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit që ka ndodhur sot në fshatin Lugbunar, ku pesë veta kanë mbetur të vdekur.

Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Hashim Thaçi thuhet:

E nderuara Familje Thaçi,

Me dhembje të thellë mësuam lajmin për fatkeqësinë e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur sot heret ne mëngjes ku kanë humbur jetën pesë anëtarë të familjes suaj.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh Juve familje Thaçi ngushëllimet e sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë. Të lënduarve në këtë fatkeqësi të rëndë u dëshiroj shërim të sukseshëm dhe kthim në familjet e tyre.

Në këto momente të vështira do tu jemi pranë dhe bashkëndjejmë dhembjen e madhe të humbjes së më të dashurëve tuaj.

Më këtë rast u bëjë thirrje të gjithëve por veçmas organeve të trafikut që të bëjnë gjithëçka që është  e mundur që të zvoglohen fatëkeqësitë dhe humbja e jetëve të njerëzve në rrugët tona.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 25 Korrik, 2011

Comments are closed.

×