Zyra e Kryeministrit

Të shtunën, raundi i pestë i bisedimeve

1 Korrik, 2011

Prishtinë, 01.07.2011

Më 2 korrik 2011, në Bruksel do të mbahet raundi i pestë i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimit e BE-se. Në fokus të këtij raundi të dialogut do të jetë mundësia e përfundimit të marrëveshjes për gjashtë çështje: Lëvizja e lirë, çështja e tregtisë së lirë, çështja e telekomunikacionit, e energjisë, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civil. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri si udhëheqëse e delegacionit.

Edhe në këtë raund sikurse edhe në raundet e kaluara të dialogut teknik, delegacioni i Republikës së Kosovës do ta shpalos dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Last modified: 1 Korrik, 2011

Comments are closed.

×