Zyra e Kryeministrit

Të dielën në Durrës mbahet takimi i dy kryeministrave, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

25 Qershor, 2010

Prishtinë, 25 qershor 2010

Të dielën, në qytetin e Durrësit, do të mbahet një takim midis kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.

Temë bosht e takimit do të jetë diskutimi i çështjeve me interes të ndërsjellë ndërshtetëror si dhe proceset e integrimeve euroatlantike të të dy vendeve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në procesin e stabilizim asociimit, liberalizimit të vizave dhe menaxhimin e integruar të kufijve.

Në takim do të marrin pjesë edhe ministrat përkatës të punëve të brendshme dhe të integrimeve evropiane të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 25 Qershor, 2010

Comments are closed.

×