Zyra e Kryeministrit

Sulltanati i Omanit njeh plotësisht shtetin e pavarur të Kosovës

20 Shtator, 2011

New York, 20  shtator 2011

Në vazhdën e takimeve të suksesshme në Nju Jork, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marr sot konfirmimin nga ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alaëi bin Abdulla për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Omanit janë pajtuar që shumë shpejt ndërmjet dy shteteve të lidhen marrëdhënie diplomatike, përmes shkëmbimit të ambasadorëve.

Takimi në mes kryeministrit Thaçi dhe Hoxhaj me ministrin e Jashtëm bin Abdullah është zhvilluar në Ambasadën e Sulltanatit të Omanit pranë OBK-së në New York.

Në ditët e ardhshme delegacioni i Republikës së Kosovës do të ketë takime të shumta me shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për të rritur numrin e njohjeve.

Last modified: 20 Shtator, 2011

Comments are closed.

×