Zyra e Kryeministrit

Sqarim i Drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve

27 Dhjetor, 2015

Prishtinë, 27 dhjetor 2015
 
Pas artikullit tendencioz të shkruar nga agjencia Kosovapress, ndjehem i obliguar të sqaroj se unë Ivan Tomiq, i lindur në vitin 1991, nuk kam qenë asnjëherë në jetën time pjesë e MUP-it.
 
Ndryshe nga trillimet e bazuara në burime anonime, të plasuara nga kjo agjenci e të ribotuara më pas në mediat tjera elektronike, me përgjegjësi të lartë konfirmoj se informatat e botuara janë tërësisht të pasakta dhe janë pjesë e përpjekjes për të më njollosur.
 
Unë jam emëruar në këtë detyrë me propozim të Listës Serbe si partner i koalicionit dhe kriter i emërimit tim nuk kanë qenë fotografitë e moshës 14 vjeçare, por kredencialet akademike dhe përkushtimi im për të kontribuar në kuadër të proceseve në vend.
 
Në kapacitetin tim si drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve jam munduar dhe do të jem i përkushtuar për bashkëpunim korrekt me Zyrën e Kryeministrit, dhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq, përgjegjësi e të cilit janë çështjet e komuniteteve, si dhe për të kontribuuar për komunitetet në Kosovë, përmes institucioneve të Kosovës. 
 
Me këtë rast, kërkoj nga Kosovapress, që të më kërkoj falje për sulmin që më është bërë pa asnjë fakt.
 
Në linkun më poshtë mund të gjeni edhe biografinë time:
http://www.zck-ks.net/?page=1,4,227
 
Me respekt,
Ivan Tomiq

Last modified: 27 Dhjetor, 2015

Comments are closed.

×