Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës mbështetet Zotimin Global për Burime të Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë

15 Nëntor, 2023

 

Prishtinë, 15 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonominë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mirëprit sot në ndërtesën e Qeverisë, Chargee d’affaires të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, dhe ambasadorë e zëvendësambasadorë të shteteve anëtarë të BE-së, në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, COP 28.

Në takim, Kryeministri Kurti dhe ministrat Rizvanolli dhe Aliu shprehën mirënjohjen për mbështejtjen e BE-së, i informuan mbi reformat në fushën e energjisë, klimës dhe ambientit, dhe konfirmuan përkushtimin e Kosovës ndaj zotimeve globale për Energjinë e Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë (Global Renewables & Energy Efficiency pledge), të cilat janë në përputhje me synimet dhe politikat e Qeverisë në fushat përkatëse.

Republika e Kosovës do të marrë pjesë në COP28 për herë të dytë. Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i bashkohet Zotimit Global për Burime të Ripërtëritshme dhe Efiçiencës të Energjisë si në vijim:

Angazhohemi të punojmë së bashku për të trefishuar kapacitetin botëror të prodhimit të energjisë së ripërtërishme në të paktën 11,000 GW deri në vitin 2030, duke marrë në konsideratë pikënisjet dhe rredhanat e ndryshme kombëtare.

Angazhohemi të punojmë së bashku për të dyfishuar kolektivisht shkallën mesatare vjetore globale të përmirësimeve në efiçiencës e energjisë nga rreth 2% në mbi 4% çdo vit deri në vitin 2030.

Angazhohemi për të vënë parimin e efiçiencës së energjisë si “karburant i parë” në qendër të hartimit të politikave, planifikimit dhe vendimeve kryesore të investimeve.

Për të arritur këto qëllime – sipas kushteve tona kombëtare – ne, pjesëmarrësit:

Angazhohemi të ndërmarrim veprime të plota kombëtare për të kontribuar në arritjen e këtij zotimi, duke përfshirë miratimin e politikave ambicioze kombëtare për energjinë e ripërtërishme dhe efiçiencën e energjisë dhe duke pasqyruar këtë ambicie në Planin e Përcaktuar Kombëtar (NDC), duke punuar me qytetet dhe autoritetet lokale, duke u përqëndruar në mjetet dhe mundësuesit kryesorë më të rëndësishëm për rredhanat kombëtare dhe lokale.

Njohim nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës së energjisë, për të cilat bashkëveprimet në vijim janë të rëndësishme:

– Bashkëpunim në qëndrueshmërinë e zinxhirëve të vlerës dhe zhvillimin e teknologjisë duke përfshirë transferimin vullnetar nën kushtet dhe kushtet e pajtimit të ndërsjellë;

– Rritjen e mbështetjes financiare për shkallën e programeve të energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës së energjisë në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë e zhvilluara, duke përfshirë investime nga sektori privat, bankat ndërkombëtare të zhvillimit dhe filantropia;

– Bashkëpunim në mekanizmat e qasshme të financimit për të reduktuar koston e kapitalit në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë e zhvilluara.

– Intensifikim e mbështetjes teknike dhe ndërtimin e kapaciteteve për sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës së energjisë në ekonomitë në zhvillim;

– Zhvillim më të shpejtë të rrjeteve teknike ndërkufitare të transmisioneve.

Njohim që, për të mbështetur arritjen e këtyre synimeve, veprimet e mëposhtme janë të rëndësishme:

– Lehtësim i procedurave të lejeve për projektet e energjisë së ripërtërishme dhe infrastrukturën e lidhur me to;

– Zhvillim dhe zgjerim të lidhjeve të rrjeteve, dhe përmirësimi i integritetit të sistemit të energjisë;

– Ofrimi i qartësisë në dizajnin e tregut dhe skemave të shtysave dhe forcimi i kushteve të tregut dhe kornizave të investimeve për të lehtësuar investimet në energji të ripërtërishme dhe efiçiencën e energjisë.

– Promovimi i efiçiencës të energjisë, elektrifikimit dhe menaxhimit të kërkesës së energjisë në të gjitha sektorët relevante;

– Ngritja e ndërgjegjësimit publik dhe nxitja e ndryshimeve në sjellje;

– Inkurajimi i investimeve private dhe publike, veçanërisht për vendet në zhvillim;

– Intensifikim dhe shkallëzim i zgjidhjeve teknologjike të reja, duke përfshirë mbështetjen në kërkim, zhvillim dhe inovacion.

Angazhohemi të sigurojmë që politikat janë të përshtatshme për tranzicionet e drejta të energjisë duke fuqizuar konsumatorët dhe duke mbështetur zhvillimin e një force punëtore për sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe efikase të energjisë, duke mbështetur punonjësit aktualë të energjisë në rrezik të zhvendosjes nga tranzicioni i energjisë, duke promovuar konversionin produktiv të pasurive të izoluara dhe duke siguruar që komunitetet e prekura nga ky tranzicion përfitojnë gjithashtu nga mundësitë e ofruara nga tranzicioni i energjisë.

Angazhohemi të sigurojmë që përpjekjet tona për të rritur energjinë e ripërtërishme dhe përmirësuar efiçiencën janë të kryera në një mënyrë të përgjegjshme ndaj mjedisit.

Angazhohemi të marrim në konsideratë mbështetjen e iniciativave ndërkombëtare ekzistuese, si ato të paraqitura në “Agjendën e Përparimit të Fuqisë”, për të avancuar punën teknike dhe politikat që do të shërbejnë si bazë për veprimet në kuadër të këtij zotimi.

Angazhohemi të pajtohemi mbi një rrugë përpara për të shqyrtuar progresin drejt Zotimit Global për Energjinë e Ripërtërishme dhe Efiçiencën e Energjisë çdo vit deri në vitin 2030, për shembull, përmes takimeve të dedikuara ministriale dhe raporteve vjetore mbi progresin global drejt synimeve të këtij zotimi, duke përdorur raportet ekzistuese të njohura të IEA dhe IRENA.

Mirëpresim dhe inkurajojmë njoftime dhe angazhime të tjera specifike paralele nga pjesëmarrësit dhe angazhime të marrura nga institucionet financiare, sektori privat dhe shoqëria civile për të mbështetur këtë zotim.

Last modified: 16 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×