Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret zyrtarizimin e Marrëveshjes për krijimin e Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s të SHBA-ve

17 Mars, 2011

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 17 mars 2011

Qeveria e Republikës së Kosovës me entuziazëm të veçantë mirëpret zyrtarizimin e Marrëveshjes për krijimin e Programit të Partneritetit Shtetëror  ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Programi i Partneritetit Shtetëror është i një rëndësie të jashtëzakonshme për shtetin tonë, nëpërmjet të cilit Forca e Sigurisë së Kosovës do të përfitojë përvojat më të mira nga Garda Kombëtare e Iowa-s.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron që Programi i Partneritetit Shtetëror përveç që krijon këtë marrëveshje ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të shtetit të Iowa-s, vetëm sa do ta forcojë edhe më shumë miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-të.

Më këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh konideratën dhe falënderimet më të sinqerta për shtetin e Iowa-s dhe për tërë popullin e amerikan, duke i siguruar ata se përvojat e përfituar nga ky bashkëpunim ndërshtetor do të jenë gjithmonë në shërbim të focimit të paqes dhe stabilitetit.

Last modified: 17 Mars, 2011

Comments are closed.

×