Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj një të kthyeri, që ndodhi në fshatin Oprashk të komunës së Burimit

27 Janar, 2011

Prishtinë, 27 janar 2011
 

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj një qytetari të kthyer, që ndodhi në fshatin Oprashk të komunës së Burimit (Istogut).

Republika e Kosovës është shtet demokratik, që përbëhet nga komunitete të ndryshme etnike dhe, Qeveria e Kosovës i çmon si vlerat më të larta tolerancën dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes këtyre komuniteteve.
 

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me përkushtimin e saj, për të krijuar një ambient tolerant dhe mirëkuptues, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve për të jetuar të lirë në pronat e veta dhe për të rritur bashkëpunimin ndëretnik. Imazhi i Kosovës duhet të jetë imazh i tolerancës dhe mirëkuptimit në mes të etnive të ndryshme, si dhe respektimi i ndërsjellë.

Sulmi që ndodhi në Oprashk, është një akt i patolerueshëm dhe i dënueshëm nga Qeveria e Kosovës dhe nga të gjithë qytetarët e saj.

Qeveria e Republikës së Kosovës ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet kompetente në identifikimin e aktorëve të këtij sulmi, dhe ata të nxirren para organeve të drejtësisë.

Last modified: 27 Janar, 2011

Comments are closed.

×