Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj te rregullt, të 77-të me radhë

4 Qershor, 2012

Prishtinë, 04.06.2012

Në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka miratuar projektligje, rregullore dhe udhëzime administrative me të cilat do të rregullohen funksione të ndryshme në Republikën e Kosovës.

Me qëllim të rregullimit të procedurave të pajisjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës me letërnjoftime biometrike, sipas standardeve evropiane, në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftimin. Ky është edhe një veprim i njëanshme i institucioneve të Republikës së Kosovës në procesin e plotësimit të standardeve për liberalizim të vizave.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka themeluar Grupin Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtimin (GP BmKP). Ky grup do të përbëhet nga këta përfaqësues:

1.1.    përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, kryesues,
1.2.    përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, zëvendëskryesues
1.3.    përfaqësues nga Zyra e Presidentit, anëtar
1.4.    përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, anëtar
1.5.    përfaqësues nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, anëtar
1.6.    përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, anëtar
1.7.    përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, anëtar
1.8.    përfaqësues nga Ministria e Financave, anëtar
1.9.    përfaqësues nga Ministria e Integrimeve Evropiane, anëtar
1.10.    përfaqësues nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, anëtar
1.11.    përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, anëtar
1.12.    përfaqësues nga Komisioni për Gjuhë, anëtar
1.13.    përfaqësues të shoqërisë civile, 8 (tetë) anëtarë.

Në cilësinë e ekspertëve dhe vëzhguesve  në punën e këtij grupi do të ftohen:

2.1.    Përfaqësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës,
2.2.    Përfaqësues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
2.3.    përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë
2.4.    përfaqësues i Prokurorisë Speciale të EULEX-it
2.5.    përfaqësues i EULEX-it,
2.6.    përfaqësues i UNDP-së në Kosovë
2.7.    përfaqësues i OSBE-së në Kosovë
2.8.    përfaqësues i OHCHR-së në Kosovë
2.9.    përfaqësues i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq
2.10.    përfaqësues i Ambasadës Amerikane në Kosovë
2.11.    përfaqësues i Ambasadës Holandeze në Kosovë
2.12.    përfaqësues i Ambasadës Norvegjeze në Kosovë
2.13.    përfaqësues i Ambasadës Zvicerane në Kosovë.

Qëllimi i themelimit të Grupit Punues është: ballafaqimi me shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare në të kaluarën në Kosovë. Këtu përfshihet lufta e fundit dhe periudha e tranzicionit duke marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe ka për qëllim që të promovojë pajtimin dhe paqen e qëndrueshme.

Kabineti qeveritar, në mbledhjen e sotme ka miratuar Rregulloren e Punës së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur. Kjo rregullore do të rregulloj përgjegjësit dhe procedurat e punës së këtij Komisioni.Me një Udhëzimin Administrativ të veçantë, të aprovuar sot nga Qeveria e Kosovës, është përcaktuar forma, përmbajtja dhe procedurat e pajisjes dhe përdorimit të kartelës identifikuese për të punësuarit në autoritetin për mbrojtjen e konkurrencës.
Ndërsa udhëzimi tjetër administrativ i miratuar në mbledhjen e sotme përcakton mënyrën e paraqitjes së kërkesës dhe kriteret për konstatimin e përqendrimit të ndërmarrjeve. Ky udhëzim drejton kërkuesit për paraqitjen e qëllimit të përqendrimit, përmbajtjen e kërkesës dhe formën e dokumenteve që kërkuese duhet të dorëzojë me formularë në procedurën e kryer nga Autoriteti për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Me Udhëzimin Administrativ për kriteret e lirimit ose uljes së masës administrative, i cili është aprovuar sot, përcaktohen kriteret me të cilat Autoriteti për Mbrojtjen e Konkurrencës është i detyruar t’i marrë në konsideratë para se të marr vendimin për lirim nga pagesa e masës ndëshkuese administrative si dhe kriteret për uljen e masës së shqiptuar administrative.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe Udhëzimin Administrativ për kriteret dhe kushtet për caktimin e marrëveshjeve me vlerë të vogël. Udhëzimi përcakton kriteret që duhet të përmbushë apo nuk duhet të përmbajë një marrëveshje për tu konsideruar marrëveshje me vlerë të vogël.
 Udhëzimi Administrativ për kushtet dhe mënyrën e ofrimit të të dhënave statistikore të fituara me punime të veçanta të statistikave zyrtare, i cili gjithashtu është aprovuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, rregullon mënyrën e përpunimit të veçantë të statistikave zyrtare, kryerja e shërbimeve të veçanta për shfrytëzues të ndryshëm, llogaritja e shpenzimeve për kryerjen e tyre dhe mënyrën e grumbullimit dhe përdorimit të të hyrave vetanake nga bartësit e statistikave zyrtare.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për strukturimin e brendshëm  të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Kjo rregullore e përcakton këtë ministri si institucion shtetëror për zhvillimin, mbrojtjen dhe organizimin e tregtisë, industrisë, ndërtimtarisë, hotelerisë, pronësisë industriale, turizmit, organizimin e infrastrukturës së cilësisë përkatësisht akreditimit, metrologjisë dhe standardizimit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, promovimit të investimeve dhe regjistrimit të bizneseve në Kosovë. Në përputhje me këtë mision të ministrisë është bërë edhe struktura organike e kësaj ministrie përmes kësaj rregulloreje.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë. Ky projektligj përcakton përmbajtjen e organizimit dhe zbatimit të Regjistrimit të Bujqësisë në vitin 2013 në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ligji përcakton krijimin, përbërjen dhe kompetencat e organeve që organizojnë procesin, dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e regjistrimit si dhe publikimin dhe ruajtjen e të dhenve nga regjistrimi.
 

Last modified: 4 Qershor, 2012

Comments are closed.

×