Zyra e Kryeministrit

Presidenti Nishani uroi kryeministrin Mustafa për nënshkrimin e MSA-së

27 Tetor, 2015

Strasburg, 27 tetor 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar një telefonatë nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili e ka uruar përzemërsisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
 
Presidenti Nishani, ka vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për perspektivën evropiane të Kosovës, kjo ngjarje e shënuar.

Presidenti Bujar Nishani e përgëzoi kryeministrin Isa Mustafa për punën dhe rezultatet e arritura nga Qeveria e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Shqipërisë për Kosovën, në të gjitha fushat.
 
Kryeministri Isa Mustafa, e falënderoi presidentin Nishani për përkrahjen, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtutjeshëm të progresit dhe proceset integruese evropiane.

Last modified: 27 Tetor, 2015

Comments are closed.

×