Zyra e Kryeministrit

Njoftim për media

14 Prill, 2011

Nesër më 15 prill 2011 në Bruksel do të zhvillohet raundi i tretë i dialogut teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Tema që do të diskutohen në këtë raund janë: Energjia elektrike, Telekomunikacioni dhe Liria e lëvizjes.

Delegacionit të Republikës së Kosovës i prin Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në ekipin e saj janë: Lirim Greiçevci-këshilltari politik i Kryeministrit Thaçi, Dren Zeka – këshilltari kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Gazmir Raci – këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Arjeta Rexhaj – këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri.

Gjithashtu në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe ekspertët e fushave përkatëse, Ali Hamiti – kryesues i ZRrE-së, Fadil Ismajli-kryeshef i KOSTT-it, Arben Gjukaj-drejtor i KEK-ut, Naim Bejtullahu-anëtar i bordit të KOSTT-it, Llyr Rowlands-këshilltar në KEK, Ekrem Hoxha-kryesues i ART-së, Lulzim Kurtaj-anëtar i bordit të ART-së, Elvis Pista-PTK, Bardhyl Jashari-këshilltar i Ministrit Bajram Rexhepi, Blerim Camaj, Sabahate Muharremi dhe Shkumbim Kastrati nga MPB.
 

Last modified: 14 Prill, 2011

Comments are closed.

×