Zyra e Kryeministrit

Ministrja Tahiri në Kuvendin e Shqipërisë u takua me Arta Dade, kryetare e Komisionit për Politik të Jashtme dhe Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian

16 Maj, 2016

Tiranë, 16 maj 2016
 
Gjatë vizitës në Tiranë, Ministrja Tahiri zhvilloi takime zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë më ç ‘rast fillimisht u prit në takim nga Kryetarja e Komisionit për Politikë të  Jashtme, znj. Arta Dade me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror, proceset euroatlantike nëpër të cilat po kalojnë të dyja vendet si dhe për çështjet me interes kombëtar, rajonal por edhe ndërkombëtar.
 
Ministrja Tahiri deklaroi se ardhmëria euroatlantike për Kosovën është synim strategjik sepse  Marrëveshja për Stabilizim Asociim, liberalizimi i vizave si dhe themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në të ardhmen janë qëllimet e institucioneve të Kosovës. Republika e Kosovës me intensitet të shtuar është duke i përmbushur kriteret dhe po ndërmerr reforma të thella për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB. Ministrja Tahiri e rikthesoi edhe njëherë se forcimi i partneritetit strategjik me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në janë esenciale për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe avancim të agjendave euroatlantike. Si Kosova po ashtu edhe Shqipëria deri tani dëshmuar angazhime serioze në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal përmes dialogut.
 
Ndërsa në anën tjetër, znj. Arta Dade pasi përshëndeti znj. Tahiri dhe i dëshiroi asaj mirëseardhje në Kuvendin e Shqipërisë, theksoi se Shqipëria vazhdon të mbetet faktor stabiliteti në rajon dhe se përkrahja ndaj Kosovës në të gjitha mekanizmat ku zëri i Shqipërisë dëgjohet dhe është i padiskutuar. Ajo vlerësoi lartë marrëdhëniet e gjithanshme mes Shqipërisë dhe Kosovës por që nevojitet shtytje edhe më e madhe në të ardhmen. Znj. Dade përgëzoi gjithashtu Kosovën për të arriturat e fundit siç ishte hyrja në fuqi e MSA-së, liberalizimi i vizave por edhe anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA duke theksuar se këto të arritura e risin me shumë subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës në familjen euroatlantike dhe e fuqizojnë atë më shumë.
 
Konstatim i përbashkët nga takimi mes znj. Tahiri dhe znj. Dade ishte se Shqipëria së bashku me Kosovën duhet të shtojnë angazhimet që Kosova të jetë sa më shumë prezentë në disa organizata ndërkombëtare siç është ajo e OSBE-së, Këshillit të Evropës, Asamblenë Parlamentare të NATO-së me qëllim të avancimit të agjendës për anëtarësim në to.
 
Gjatë qëndrimit në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja Tahiri është takuar edhe me znj. Majlinda Bregu, kryetare e komisionit për integrimin evropian ku është biseduar për proceset eurointegruese në Kosovë dhe Shqipëri, zhvillimet bilaterale dhe rajonale si dhe rolin e Tiranës për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të përmbushjes së kushteve për integrim në BE.
 
Ministrja Tahiri theksoi se roli i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe presim përkrahje pasi që Shqipëria ka krijuar përvojë të mirë në proceset e saja euroatlantike. Po ashtu ndihma e Shqipërisë ndaj Kosovës sidomos në zbatimin e MSA-së është më se e domosdoshme si dhe u konstatua se ky bashkëpunim duhet avancuar edhe më shumë në të ardhmen. Poashtu u bisedua edhe për rolin e Shqipërisë në raport me ato pesë shtete të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
 
Znj. Bregu në këtë takim vlerësoi të arriturat e fundit të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së si MSA-ja dhe liberalizimi i vizave dhe se shprehu gatishmëri që të ofrojë ndihmën e nevojshme për Kosovën dhe se kërkohet shtim të bashkëpunimit e kontakteve për të avancuar më shumë dhe që sfidat me të cilat është përballur Shqipëria, Kosova t’i përballoj më lehtë.

Ministrja Tahiri gjatë këtyre takimeve shoqërohej nga z. Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Tiranë, dhe këshilltarët politikë, Arjeta Rexhaj dhe Gazmir Raci.

Last modified: 16 Maj, 2016

Comments are closed.

×