Zyra e Kryeministrit

Ministrja Edita Tahiri takoi nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Grete Faremo

25 Maj, 2016

Prishtinë, 25 maj 2016
 
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar sot me Grete Faremo, nënsekretare e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëherit edhe drejtore ekzekutive e UNOPS-it (Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve) me të cilën kanë biseduar për progresin e gjithëmbarshëm në Kosovë, reformat e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik si dhe arritjet në kuadër të integrimeve euroatlantike, fillimin e zbatimit të marrëveshjes së parë me Bashkimin Evropian, MSA-në, vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ato biseduan poashtu për intestifikimin e marrëdhënieve të Kosovës me OKB-në.
 
Ministrja Tahiri në këtë takim e vlerësoi lartë rolin e UNOPS-it në Kosovë, i cili është përzgjedhur nga ana e Bashkimit Evropian si partner implementues për ndërtimin e të gjashtë pikëkalimeve të përhershme kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, derivuar nga marrëveshja për IBM-në e nënshkruar në dialogun teknik të Brukselit, përmes të cilit tha ministrja Tahiri është vendosur kufiri në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Ajo shtoi se ndërtimi i këtyre pikëkalimeve të përhershme kufitare do të avancojë bashkëpunimin ndër-fqinjësor, do të mundësohet kontroll më i mirë kufitar dhe do të avancojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.
 
Nga ana saj znj. Faremo e falënderoi ministren Tahiri për bashkëpunimin dhe tha se modeli i IBM-së që po zbatohet në mes të Kosovës dhe Serbisë vlerësohet lartë nga OKB, poashtu ajo tha se e çmojnë rolin e Kosovës në zbatimin e kësaj marrëveshje në të gjitha fazat. Ajo shtoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për UNOPS-in ngase përfshinë një komponentë shumë të rëndësishme që është lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe promovimi i rezultateve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
 
Më pas ministrja Tahiri së bashku me nënsekretaren Faremo dhe ndërmjetësin e Bashkimit Evropian për çështjen e IBM-së z. Bernd Thran e vizituan pikëkalimin kufitar Merdare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, aty u priten nga komandanti i pikës së kalimit kufitar Merdare, Fehat Gashi, i cili i njoftoi të pranishmit lidhur me zbatimin e deritashëm të marrëveshjes për IBM dhe lëvizje të lirë, për të cilat ai tha që kanë kontribuar shumë në përmirësimin e kontrollove kufitare dhe bashkëpunimin ndër-policorë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai shprehu bindjen që ndërtimi i pikëkalimeve të përhershme kufitare do të avancojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
 
Znj. Faremo e cila para kësaj detyre ka mbajtur postin e ministres së Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në Qeverinë e Norvegjisë tha është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të organeve të sundimit të ligjit dhe menaxhimi i integruar i kufirit, ajo përmendi përvojat e mira që Norvegjia i ka me Rusinë në kuadër të një modeli unik të cilin e zbatojnë që shumë vite.

Last modified: 25 Maj, 2016

Comments are closed.

×