Zyra e Kryeministrit

Ministri Abrashi në konferencën ministrore në Sofje

12 Maj, 2016

Sofje, 12 maj 2016
 
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare ministrore në kuadër të procesit të përballimit të sfidave demografike në Evropën Juglindore, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
 
Kjo ngjarje është organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale të Republikës së Bullgarisë si udhëheqëse rotative e Procesit të Bashkëpunimit Evropian në Evropën Juglindore.
 
Në këtë konferencë u prezantuan sfidat demografike për 13 vendet anëtare si dhe hapat që duhet ndërmarrë nga vendet përkatëse.
 
Për herë të parë nga përfaqësuesi i fondit për Popullsinë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara u prezantuan të dhënat demografike dhe parashikimi për zhvillimin demografik të Republikës së Kosovës.
 
Konferenca do të zhvillojë punimet me datë 12 dhe 13 maj.

Last modified: 12 Maj, 2016

Comments are closed.

×