Zyra e Kryeministrit

Mesazhi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

1 Qershor, 2012

1 qershor 2012

Si në tërë botën demokratike, edhe në Kosovë shënohet me aktivitetet  të veçanta  1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Në shoqërinë tonë, me popullsinë më të re në Evropë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën njërin prej kërkesave themelore të shtetit  tonë të ri.

Ofrimi i mundësive të barabarta për fëmijët e vendit tonë, rritja, edukimi dhe krijimi i kushteve për një jetë të lumtur janë parakushte dhe kërkesa të një shoqërie të lirë, demokratike dhe  evropiane.

Kujdesi ndaj fëmijëve fillon nga familja, si vlerë humane dhe parim kryesor i shoqërisë së civilizuar, duke iu mundësuar gjeneratave të ardhshme që të arrijnë  vlera kulmore në të gjitha sferat e jetës.

Vetëm një shoqëri që ua mundëson gjeneratave të reja mbrojtjen institucionale zhvillon potencialet e veta njerëzore, në dobi të vendit dhe progresit të përgjithshëm.

Qeveria e Kosovës, që nga shpallja shpallja e pavarësisë deri më sot, ka punuar në krijimin e kornizës ligjore dhe institucioneve adekuate per mbrojtjen dhe avansimin e fëmijëve.

Ky përkushtim institucional do të vazhdojë edhe në të ardhmën, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 1 Qershor, 2012

Comments are closed.

×