Zyra e Kryeministrit

Me ftesë të Zëvendëspresidentes së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bruksel

29 Shkurt, 2012

Prishtinë, 29 shkurt 2012
 
Me ftesë të Zëvendëspresidentes së Bashkimit Evropian, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës, Catherine Ashton, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bruksel.
 
Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Hashim Thaçi do të pritet nga baronesha Catherine Ashton, komisioneri i BE-së për zgjerim, Štefan Füle, si dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Janša.
 
Vizita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel zhvillohet në kuadër të përkushtimeve për përshpejtimin dhe fuqizimin e agjendës evropiane të Kosovës, pas konfirmimit nga ana e Këshillit të Ministrave të BE-së për Studimin e Fizibilitetit për Republikën e Kosovës. 

Last modified: 29 Shkurt, 2012

Comments are closed.

×