Zyra e Kryeministrit

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi niset sot për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

13 Mars, 2011

Sot më 13 mars 2011, e dielë, në orën 13:30, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi niset për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku me ftesë të kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, që do të mbahet nga 14 deri në 15 mars në Stamboll

Prishtinë, 13 mars 2011

Samiti Botëror i Liderëve të Ndryshimeve, që mbahet çdo vit në Stamboll, synon të krijojë një platformë të diskutimeve lidhur me ndryshimet globale në fushën e ekonomisë, politikës dhe atë sociale, duke mbledhur në këtë takim akademikë, përfaqësues të biznesit, politikanë dhe liderë nga vende të ndryshme, personalitete të cilët udhëheqin ndryshimet në vendet e tyre dhe më gjërë.

Para nisjes, Kryeministri Thaçi do të mbajë një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
 

Last modified: 13 Mars, 2011

Comments are closed.

×