Zyra e Kryeministrit

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Sofje

17 Qershor, 2012

Prishtinë, 17 qershor 2012

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov, nga data 18 deri me 19 qershor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Sofje.

Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, Kryeministrin Boyko Borissov, me nënkryetaren e Parlamentit, Ekaterina Ivanova Michaylova, dhe me Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit të Bullgarisë.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, Kryeministri Thaçi do të takojë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Bullgarisë, me ç’rast do të prezantojë mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investimet e investitorëve bullgarë, si dhe do t’i ftojë ata të vizitojnë Kosovën, për t’u njohur më për së afërmi me ambientin e favorshëm të biznesit në Kosovë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari, Kryeministri Thaçi do të mbajë një ligjëratë në Klubin Atlantik të Bullgarisë. 

Last modified: 17 Qershor, 2012

Comments are closed.

×