Zyra e Kryeministrit

Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Dervishi, me rastin e vdekjes së shkrimtarit Teki Dervishi

30 Qershor, 2011

Prishtinë, 30 qershor 2011

Në tekstin e telegramit thuhet:
 
E nderuara familje Dervishi,

Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar Teki Dervishi.

Teki Dervishi ishte shkrimtar, veprimtar dhe publicist i guximshëm, që la gjurmë të rëndësishme në letërsi, gazetari dhe në krijimin e opinionit publik, duke shfaqur talentin e tij në shumë fusha.

Profili letrar dhe intelektual i Teki Dervishit është pasuri e letërsisë sonë kombëtare dhe përcaktimit modern të orientimit politik dhe të mendësisë sonë kulturore evropiane.

Me vdekjen e Teki Dervishit, letërsia shqipe, familja dhe miqtë e tij kanë humbur fizikisht krijuesin, qytetarin, familjarin dhe mikun e madh, që la gjurmë të thella përgjatë jetës së tij të mbushur edhe me shumë sfida.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, familjes Dervishi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
 
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 30 Qershor, 2011

Comments are closed.

×