Në tekstin e telegramit thuhet:
E nderuara familje Dervishi,
Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar Teki Dervishi.
Teki Dervishi ishte shkrimtar, veprimtar dhe publicist i guximshëm, që la gjurmë të rëndësishme në letërsi, gazetari dhe në krijimin e opinionit publik, duke shfaqur talentin e tij në shumë fusha.
Profili letrar dhe intelektual i Teki Dervishit është pasuri e letërsisë sonë kombëtare dhe përcaktimit modern të orientimit politik dhe të mendësisë sonë kulturore evropiane.
Me vdekjen e Teki Dervishit, letërsia shqipe, familja dhe miqtë e tij kanë humbur fizikisht krijuesin, qytetarin, familjarin dhe mikun e madh, që la gjurmë të thella përgjatë jetës së tij të mbushur edhe me shumë sfida.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, familjes Dervishi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 30 Qershor, 2011