Zyra e Kryeministrit

Kryeministrit Hashim Thaçi vazhdojnë t’i arrijnë telegrame dhe mesazhe urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës

22 Janar, 2008

      
     2008-01-22 1:00.PD
Prishtinë, 22 janar 2008
         
Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, po vazhdojnë t’i arrijnë urime për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Kosovës, nga personalitete të shumta ndërkombëtare.

Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë një telegram urimi nga kryeministri britanik z.Gordon Brown, i cili në mesazhin e tij të urimit shkruan: “Përkundër sfidave të shumta me të cilat do të ballafaqohet Qeveria e Kosovës, në këto momente vendimtare, Qeveria e Britanisë së Madhe do të vazhdojë përpjekjet e saj për ta përmbyllur sa më shpejt statusin politik të Kosovës”. Kryeministri britanik shprehet se do të angazhohet për të ndihmuar ndërtimin e Kosovës demokratike dhe shumetnike duke i siguruar përkrahjen për integrimet evropiane.

Kryeministri i Kosovës ka marrë telegrame urimi edhe nga ministri i jashtëm britanik z.David Miliband, ambasadori amerikan, Frank Wisner dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, znj. Dora Bakoyannis.
  

Last modified: 22 Janar, 2008

Comments are closed.

×