Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi viziton Slloveninë

9 Shtator, 2011

Prishtinë, 9 shtator 2011

Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Kryeministri Thaçi do të ketë takim me kryeministrin slloven. Temë bosht e takimit do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës.

Last modified: 9 Shtator, 2011

Comments are closed.

×